×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    Çeku: Po shërbejë si ministër në detyrë, kandidatura për Prishtinën është në fazën fillestare

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 13:22

    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili është gjithashtu kandidat për Kryetar të Komunës së Prishtinës, ka deklaruar se përkushtimi i tij aktual mbetet në detyrën si ministër.

    Sa i përket kandidaturës për të parin e Prishtinës, Çeku tha se tani është në fazën fillestare. ndërsa kandidatura është ende në hapat e parë.

    “Detyra ime primare është që të shërbejë si ministër në detyrë. Ne jemi në fazën krejt fillestare të shpalljes së kandidaturës për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet janë më 12 tetor. Fushata fillon një muaj para. Jemi vetëm në fazën fillestare. Unë vazhdoj të kryej detyrat e mia të përditshme në Ministrinë e Kulturës,” tha Çeku për mediat.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!