Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e pjesëtarëve të UÇK-së, Agim Ceku, ka folur për aferën e veteranëve të rrejshëm.
Ai për emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” ka thënë se askush nuk e ka pritur që numri të jetë kaq i madh i veteranëve të luftës së UÇK-së, transmeton Klan Kosova.
“Lista që unë e kam dorëzuar si kryetar komisioni është mbi 49 mijë veteranë dhe e kam thënë edhe në të tjera raste por edhe në procesin gjyqësor, që numri ka dalë më i madh sesa që kemi pritur”.
“Pritjet e mia reale kanë qenë që të dalin diku rreth 30 mijë ushtarë. Lista e IOM 13 mijë ka qenë listë e regjistrimit vullnetarë dhe ky regjistrim në IOM është bërë për t`i ndihmuar ish-ushtarët, qoftë me trajnime qoftë me ndonjë biznes të vogël.
“Ka një numër të madh që nuk është lajmëruar në IOM dhe që IOM e ka pasur diku një listë me 27 mijë veteranë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.