×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Së shpejti nisin ndërhyrjet brenda kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 20:09

    Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka njoftuar se së shpejti do të nisin ndërhyrjet në ndërtesat e rrezikuara brenda Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Çeku ka thënë se janë identifikuar edhe ekspertët më të mirë të vendit dhe nga jashtë, dhe dje është themeluar Komisioni i Ekspertëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Përgjatë disa muajve kemi bërë hapa konkretë. Kemi vlerësuar gjendjen fizike të ndërtesave brenda kompleksit, tani po nisim ndërhyrjet emergjente me karakter shpëtimi. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë të vendit dhe nga jashtë, dje kemi themeluar Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështjet pronësore brenda kompleksit, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm fokusi ynë do të jetë projekti i madh, pra hartimi dhe zbatimi i master-planit për kompleksin memorial”, ka shkruar Çeku në Facebook.

    Postimi i tij i plotë:

    Së shpejti nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesat e rrezikuara brenda Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Përgjatë disa muajve kemi bërë hapa konkretë. Kemi vlerësuar gjendjen fizike të ndërtesave brenda kompleksit, tani po nisim ndërhyrjet emergjente me karakter shpëtimi. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë të vendit dhe nga jashtë, dje kemi themeluar Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështjet pronësore brenda kompleksit, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm fokusi ynë do të jetë projekti i madh, pra hartimi dhe zbatimi i master-planit për kompleksin memorial.

    Dje në mbledhjen e tretë të Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i cili kryesohet nga Kryeministri Albin Kurti, morëm vendime të rëndësishme. Punën tonë do ta vazhdojmë me përkushtim të lartë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet, profesionistët dhe familjen Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!