×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Uta Ibrahimi personi i parë nga Ballkani dhe gruaja e parë shqiptare që ngjitet në 14 majat më të larta në botë

    Reporteri
    10 Maj 2025 | 20:54

    Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi  sot e përmbylli ngjitjen e 14 majave më të larta në botë.

    Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se me suksesin në majën Kanchenjunga, njërën ndër më të rrezikshmet në Himalaje, Uta bëhet personi i parë nga Ballkani dhe gruaja e parë shqiptare që ngjitet në të gjitha 14 majat më të larta në botë

    “Me suksesin në majën Kanchenjunga, njërën ndër më të rrezikshmet në Himalaje, Uta bëhet personi i parë nga Ballkani dhe gruaja e parë shqiptare që ngjitet në të gjitha 14 majat më të larta në botë.

    Një arritje historike dhe frymëzuese, që e vendos atë mes alpinistëve më të mëdhenj botërorë. Forca, guximi dhe përkushtimi i saj janë shembull për të gjithë, veçanërisht për gjeneratat e reja dhe për vajzat që ëndërrojnë lart.
    Urime, Uta, krenari e Kosovës”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!