×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    “Çele guri gojën”, Kurti dhe ministrat refuzojnë t’u përgjigjen gazetarëve

    Reporteri
    30 Janar 2025 | 20:37

    Pauzën e drekës sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e njoftoi përmes një postimi në Facebook.

    Ai bashkë me kryeministrin Albin Kurti, e zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, shkuan në kafiterinë “Large Bar” në kryeqyteti, aty ku e kishin lënë takimin.

    Vitia, dukej se ishte në gëzim, prandaj nuk e prishi qejfin për pyetjet e gazetarëve, raporton Klankosova.

    Këtij takim-qejfi iu bashkua edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

    Votën e diasporës e kërkojnë vazhdimisht. Por premtimet i lanë në gjysmë, kur u zotuan se mërgimtarëve do t’ua rimbursojnë Kartonin e Gjelbër kur vinë në vendlindje. Prandaj Murati, refuzoi të flasë për këtë.

    Premtimet qenë të shumta, por zhvillimi i autostradave qe i paktë, për të mos thënë fare i realizueshëm.

    Gjatë 4 vjetëve mandat të plotë për to nuk u bë po thuajse asgjë.

    Zëvendësministrit të Insfrastrukturës, Hysen Durmishi, iu duk kohë e shkurtër për të folur për to.

    Ndërkaq, as për vetingun që ishte bërë kryefjala e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk u tha asgjë.

    Madje, një gjë e tillë duket se e çuditi ministren.

    Ministrat e zëvënedësministri, madje edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli u bënë bashkë, por dikush mungonte.

    Ani pse njoftimi për takim ishte fiks në 12:00, kryeministri Kurti erdhi gjysmë ore me vonesë.

    Rruga për te “Kafet e Vogla” u mbulua nga xhipat e zinj, të cilët Kurti sa ishte në opozitë s’i donte fare.

    Sidoqoftë, ani pse asnjëri prej zyrtarëve shtetëror s’i tha dy fjalë për mediet, ata e shijuan kafen e pauzës së bashku. Madje, as tymi i duhanit që pihej brenda s’’iu bëri asnjërit “zullum”, ani pse ligji e ndalon një gjë të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!