Marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike është bllokuar për shkak të postit të kryeparlamentarit. Ato nuk janë zhbllokuar as pas takimit të tretë me radhë.
Burime të “Kohës Ditore” brenda këtyre zhvillimeve kanë thënë se në takimin e së enjtes LDK-ja ka kërkuar që të rihapet çështja e postit të kryeparlamentarit, “krahas ndarjes së barabartë të ministrive dhe zotimin e votave të VV-së për postin e presidentit”. Por Albin Kurti, sipas këtyre burimeve, ka thënë se nuk e “djeg” njeriun e dytë të partisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për të, zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit, edhe me votat e LDK-së, është proces i pakthyeshëm. Sa i përket presidentit, VV-ja është pajtuar që propozimi i kandidatit t’i takojë Lidhjes Demokratike. Në Vetëvendosje ka munguar një qëndrim zyrtar përkitazi me diskutimet e së enjtes.
Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së e kanë konfirmuar ofertën që ia kanë bërë VV-së dhe atë se negociatat kanë ngecur tek çështja e kryeparlamentarit. Por, kanë refuzuar të tregojnë se po kërkojnë kthimin e negociatave tek kushtet fillestare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.