Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën e thirrur për prezantimin e masave të reja për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, ka folur edhe për fushatën zgjedhore.
Sipas Vitisë, tubimet zgjedhore të cilat do mbahen në ambiente të mbyllura duhet të kenë jo më shumë se 50 persona dhe të gjithë pjesëmarrësit të dëshmojnë se janë të vaksinuar ose nuk janë të infektuar me Covid-19.
“Sa i përket fushatës zgjedhore, shfrytëzoj rastin të bëjë thirrje që të gjithë të respektojnë masat, që të jenë 20 persona në ambiente të mbyllura dhe 50 persona në ambiente të hapura. Nga këto masa që i kemi marrë është që të gjithë ata që marrin pjesë në fushatën e brendshme duhet të jenë të vaksinuar ose duhet të kenë teste real-time ose testin PCR në 72 orët e fundit”, ka thënë ai.
“Jemi në një fushatë zgjedhore, mirëpo mendoj se të gjitha subjektet nuk janë kundër të respektohen masat”, ka shtuar tutje ministri i Shëndetësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.