×
  • Lajme
  • Lajme / 9 shkurti

    Certifikimi i kandidatëve, Ambasada e ShBA-së: Procesi zgjedhor të mbetet transparent dhe pa ndërhyrje politike

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 17:11

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është shprehur e kënaqur që të gjithë kandidatët e kualifikuar janë certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike,” theksohet në deklaratë.

    Ambasada përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në platformën “X”, thekson rëndësinë e respektimit të vullnetit të votuesve, duke nënvizuar se ata janë ata që vendosin se kush zgjidhet, sipas sistemit demokratik të Kosovës.

    Në përfundim, Ambasada u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve që të refuzojnë çdo përpjekje për politizimin e procesit zgjedhor.

    “Ambasada e SHBA është e kënaqur që të gjithë kandidatët e kualifikuar janë certifikuar për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe institucionet kosovare kanë përmbushur rolet e tyre të cilat janë thelbësore për një demokraci elastike dhe gjithëpërfshirëse. Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush zgjidhet sipas sistemit demokratik të Kosovës dhe të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo përpjekje për të politizuar procesin zgjedhor”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë të bërë në “X”.

    KQZ në mbledhjen e mbajtur sot tha se vendimi i PZAP-së për certifikim të Listës Serbe është i plotfuqishëm dhe i obligueshëm për ta.

    “Vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm, ndërsa sipas nenit 118, vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për KQZ-në”, tha Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!