×
  • Lajme
  • Lajme / 9 shkurti

    Certifikimi i rezultateve përfundimtare, KQZ: Procesi në fazën e ankesave

    Reporteri
    21 Mars 2025 | 18:37

    Komisioni Qendror Zgjedhor i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi zgjedhor është aktualisht në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se KQZ-ja do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

    “Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!