×
  • Lajme
  • Lajme / FSK

    Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen Forcës së Kosovës

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 13:40

    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Bazë për Snajper”,dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do t’i shtohen njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    “Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të çitjeve”, thuhet në njoftim.

    Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Syti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “Profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për çitës në distance të largëta”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!