×
  • Lajme
  • Lajme

    Çështja e dialogut, Lajçak përfundon takimin me Vuçiqin, paralajmëron vizitë në Kosovë

    Reporteri
    23 Nëntor 2021 | 13:09

    Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Lajçak dhe Vuçiq janë takuar në Beograd, ku ndër të tjerash kanë diskutuar për marrëdhëniet me Kosovën.

    Vizita e Lajçakut në Serbi vie pas debatit të Këshillit të Bashkimit Evropian për dialogun, por edhe pas një raundi tjetër të bisedimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet në Bruksel.

    Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me këtë takim, por që theksohet se Lajçak ka përcjellur mesazhin e tij lidhur me rëndësinë e dialogu në mes dy vendeve si dhe rëndësinë që ka ky zhvillim për Prishtinën dhe Beogradin.

    Ndryshe Lajçak pritet që gjatë këtyre ditëve të vie edhe në Kosovë, derisa të hënë ai takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite të tij në Austri.

    Lajçak dhe Kurti kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe për ecurinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Ne patëm një bisedë të detajuar për Kosovën si dhe hapat e mëtejshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, pati shkruar Lajçak.

    Ditë më parë në kuadër të dialogut në Bruksel janë takuar zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi si dhe përfaqësuesi i palës serbe në dialogu, Petar Petkoviq.

    Kurse sa i përket takimit të mundshëm të Kurtit dhe Vuçiq nuk është dhënë ndonjë datë, derisa është paraparë që Lajçak sot në diskutimin e tij me Vuçiq të flasë dhe për datën e mundshme të këtij takimi në mes përfaqësuesve shtetërorë të Kosovës dhe Serbisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!