×
  • Lajme
  • Lajme / Forumi në Dubrovnik

    Çështja e KiE-së, Gërvalla: Kosova duhet gjithmonë të tejmbush kriteret për të marrë shanset e barabarta si shtetet tjera

    Reporteri
    29 Qershor 2024 | 16:31

    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se shumica e vendeve të KiE-së janë në favor të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, po gjithashtu ka thënë se Kosova duhet që gjithmonë të tejmbushë kriteret për të marrë shanset e njëjta me të tjerët. Shembull për këtë, Gërvalla tha se është liberalizimi i vizave.

    Ajo e bëri këtë deklaratë në Kroaci në kuadër të forumit të Dubrovnikut, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Unë besoj  se shumica e vendeve të KiE-së janë në favor të anëtarësimit të Kosovës dhe pa dashur të flas për detajet,  Kosova i përket Këshillit të Evropës. Historia nuk mund të ndryshohet, është e vëretë se Kosova duhet që gjithmonë të tejmbush kushtet që të marrim shanset e njëjta si të tjerët. Liberalizimi i vizave është një shembull i kësaj…Jo vetëm Lituania, jo vetëm shtetet baltike, jo vetëm fqinji ynë, por shumë e më shumë shtete në Evropë janë duke e kuptuar që Kosova nuk është vetëm vend sovran dhe i pavarur, por është shet ku vlerat evropiane janë bërthama e ekzistencës tonë si shtet”, tha Gërvalla ndër të tjera.

    Në margjina të këtij Forumi, Gërvalla do të zhvillojë edhe takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse.

    Gërvalla kishte marrë pjesë edhe vjet në këtë forum, ku kishte nxitur reagime të shumta me deklaratën ku i ishte referuar Bashkimit Evropian si “Tigër prej letre”, term që i referohet diçkaje ose dikujt që pretendon të jetë i fuqishëm ose kërcënues, e që në të vërtetë është i paefektshëm dhe i paaftë për t’i bërë ballë sfidës.

    “Pyetja kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë”, kishte thënë Gërvalla./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!