×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çfarë degradimi”, Hoti: Nga Shtëpia e Bardhë, dialogu përfundoi në Shkup dhe atë me fokus në Asociacion

    Reporteri
    28 Shkurt 2023 | 20:06
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj, siç e quan ai, degradimin që ia solli pranimi i propozimit evropian, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Hoti e cilësoi degradues faktin se nga mundësia për marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim njohjen e ndërsjellë, dialogu ka përfunduar në Shkup, dhe atë për të folur mbi themelimin e Asociacionit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Çfarë degradimi! Nga mundësia për nënshkrim të marrëveshjes finale për njohje reciproke në Shtëpinë e Bardhë apo në qendrat e tjera të Quintit, dialogu ka përfunduar në Shkup dhe atë për të diskutuar datën dhe detajet e zbatimit të asociacionit”, shkroi Hoti në Facebook. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!