Pas një hetimi disamujor, Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar të martë, një operacion të madh kundër krimit të organizuar, që ka çuar në arrestimin e 22 personave nën dyshimin për përfshirje në trafikim ndërkombëtar me narkotikë dhe pastrim parash.
Operacioni, i koduar “Qielli i Thyer”, është zhvilluar në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, ndërsa në të kanë marrë pjesë rreth 600 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që kanë realizuar bastisje në 47 lokacione të ndryshme.
Hetimet zbuluan se ata kishin komunikuar përmes aplikacionit të koduar të quajtur SkyECC.
Por, çka është ky aplikacion?
Sky ECC është një aplikacion për komunikim të enkriptuar që u përdor gjerësisht nga grupe kriminale në mbarë botën për të komunikuar në mënyrë të fshehtë. Ai ofrohej në telefona të modifikuar që kishin funksione të kufizuara – pa kamera, pa GPS, pa email apo funksione të tjera që mund të ndihmonin në gjurmim apo përgjim.
Sky ECC u bë shumë i përfolur pasi u zbulua se po përdorej nga rrjete të krimit të organizuar për të komunikuar për kontrabandë, trafik droge, vrasje me pagesë, e aktivitete të tjera kriminale. Policitë e disa shteteve, përfshirë Francën, Belgjikën, Holandën, dhe Kanadanë, arritën të dekriptojnë sistemin në vitin 2021 dhe të ndërmarrin një nga operacionet më të mëdha kundër krimit të organizuar në Evropë.
S