×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë moti do të mbajë nesër në Kosovë?

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 16:29

    Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.


    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Dukagjin parashihet të ketë edhe riga lokale shiu, shkruan lajmi.net.

    “Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.”, thuhet në raportin e IHMK-së.

    Gjithashtu është paralajmëruar që gjatë javës së ardhshme mund të ketë edhe reshje të borës në vise malore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!