×
  • Lajme
  • Lajme

    Çfarë tha deputetja nga Lista Guxo për “përçarjet në koalicion” pasi u pyet në Washington

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 22:17

    Deputetja e Parlamentit të Kosovës që vjen nga radhët e listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili, gjatë qëndrimit të saj në Uashington ka folur për raportimet se ka përçarje brenda koalcionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kica Xhelili tha se nuk është e vërtet se ka përçarje mes koalicionit.

    Sipas saj, këto raportime kanë filluar që nga momenti i themelimit të këtij mandate.

    “Realisht për çarje flitet që nga themelimi i këtij mandati dhe këtij parlamenti që është mbi një vit, do të thotë që nga komplet fillimi i grupit tonë parlamentar që ishte në bashkëpunim, asokohe lista Vjosa, iniciativa e presidentes dhe lëvizjes Vetëvendosje. Ne gjithmonë kemi dëgjuar që kemi çarje dhe jemi munduar të identifikojmë atë çarje brenda nesh sepse askush nuk e dinte prej nga po vjen, kështu që deri më tani asgjë nuk ka konkrete”, tha Kica Xhelili.

    Ndryshe, deputetja nga Lista Guxo shtoi se e deputetët brenda koalcionit e kanë lirinë e shprehjes së mendimit ndryshe.

    “Ne megjithatë e kemi lirinë përbrenda grupit parlamentar ta themi mendimin tonë, nuk është se nuk ka ndodhur që deputetët nga radhët e listës Guxo, në fakt edhe nga lëvizja Vetëvendosje të shprehin mendime ndryshe ndaj shumicës parlamentare, kështu që nuk është e vërtetë që ka çarje”, tha tutje ajo.

    Kujtojmë se në Shtetet e Bashkuara janë ftuar një sërë politikanësh nga vende të ndryshme të botës në kuadër të një programi disa javor për shkëmbim përvojash dhe praktikash për zhvillimin e demokracisë. Ku një nga pjesëmarrëset është edhe Doarsa Kica, deputete e parlamentit të Kosovës dhe kryetare e komisionit parlamentar për administratë pubike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!