Një rast i dhunës në familje është regjistruar të dielën në Gjilan.
Policia ka arrestuar një grua pasi, pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj, transmeton Reporteri.net.
Si pasojë e kësaj, dy gratë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nusja është ndaluar për 48 orë.
“Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.