×
  • Lajme
  • Lajme

    Cigareshitësi kosovar e gjen një kuletë në rrugë, por e dorëzon në polici

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 21:03

    Një cigarishitës i cili ka 21 vite që bën këtë punë në qytetin e Pejës, ka bërë një gjest tejet pozitiv.


    Ramë Dreshaj, nga fshati Prigod i komunës së Istogut i cili mbanë familjen e tij duke shitur cigare në qytetin e Pejës mbi dy dekada, ka gjetur një kuletë me para dhe dokumente, dhe e ka dorëzuar në polici.

    Ai e ka bërë këtë gjest pa u hamendur fare, dhe për më tepër as nuk e ka hapur fare kuletën.

    Ai ka treguar për TV dukagjini se është hera e parë që e ka gjetur kuletën dhe se nuk ka shikuar fare sa para ka, por vetëm e ka dorëzuar në polici, shkruan Reporteri.net.

    “Ishte hera e parë që kam gjetur kuletë, isha duke shitur cigare në lokal, dhe kur dal e shoh një kuletë, e pyes një fëmijë e kujt është, nuk e di tha, e mora dhe e dorëzova në polici, me të holla, dokumente e tjera. Policia më falënderoi, pavarësisht sa para do të ishin unë do ta ktheja se nuk është e imja”, ka deklaruar Dreshaj.

    Ai ka treguar se e ka gjendjen tejet të vështirë financiare dhe se është vet i sëmurë, si dhe djali i vogël i vuan nga epilepsia.

    “I kam dy djem e një vajzë, jetoj në kushte të vështira, me punën që bëjë, aq sa mund t’ia dalë, vet jam i sëmurë edhe një djalë më të vogël e kam të sëmurë”, ka treguar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!