×
  • Lajme
  • Lajme

    Cila është paga mesatare në Gjermani, dhe sa ua merr shteti

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 15:52

    Mendohet se pagat janë të larta në Gjermani. Kjo është arsyeja pse shumë emigrant e preferojnë këtë vend, duke përfshirë edhe shqiptarët nga i gjithë Ballkani. Por sa të larta janë në të vërtetë pagat dhe sa ua merr shteti.


    Numrat nuk gënjejnë – por duhet të dini se si t’i “lexoni” ato si duhet. Kështu, për shembull, duhet të dini, kur i pyetni njerëzit në Gjermani se cila është paga e tyre mujore, ju merrni përgjigjen për shumën bruto, dhe jo për shumën neto.

    Statistikat, ndërkohë, sugjerojnë se paga mesatare bruto mujore në Gjermani në vitin 2018 ishte rreth 2,950 euro. Paga mesatare neto e paguar për punonjësit në Gjermani, megjithatë, është dukshëm më e ulët, ose 33 përqind më e ulët – që i bie 1.945 euro, përcjell reporteri.net.

    Për diferencën gati 1.000 euro midis shumës bruto dhe neto qëndron taksa e shtetit në formën e taksave dhe kontributeve të sigurimeve. Shuma e taksës, e cila zbritet nga paga në baza mujore, varet nga klasa e taksave të punëmarrësit (1-6), e cila nga ana tjetër varet nëse ai jeton në një bashkim martesor, apo është prind i vetëm.

    Paga netor dhe bruto në Gjermani

    Për ta ilustruar si duket kjo në praktikë, ne kemi llogaritur pagat bruto dhe neto në dy raste: për një çift të martuar që fiton më shumë se tjetri, ka 2 fëmijë dhe një pagë mesatare prej 2.948 euro në muaj, dhe për një fëmijë të vetëm me të njëjtën pagë.

    Nënës së dy fëmijëve – pasi i hiqen 167 euro takës, 215 euro (7.65%) kontribut të sigurimit shëndetësor, 274 euro (9.2%) për sigurimet pensionale, 36 euro (1.25%) për sigurim të papunësisë dhe 45 euro (1,525%) për sigurimin e kujdesit të pleqërisë – në llogari i mbesin 2.029.

    Për një person i cili jeton pa bashkëshort dhe nuk ka fëmijë, paga mujore në shumën bruto prej 2,948 eurosh do të jetë vetëm 1944 euro, pasi taksa që duhet të paguajnë është dukshëm më e lartë. Për më tepër, gjithashtu duhet të paguajë 22 euro në taksën e solidaritetit nga i cili janë përjashtuar nëna ose babai me dy fëmijët nga shembulli i mëparshëm. Nëse ai është gjithashtu një anëtar i komunitetit katolik ose protestant, atëherë 40 euro më pak do të gjenden në llogarinë e tij.

    Profesionet më të mira dhe më të paguara

    Paga mesatare, megjithatë, është një statistikë abstrakte që nuk flet shumë se cilat janë pagat më të mira dhe cilat më të ulëta.

    Dallimi midis atyre në krye të listës së pagave dhe atyre në fund është i madh.

    Mjekët specialist fitojnë mesatarisht mbi 120,000 euro në vit që renditen krah menaxherëve tregtarë dhe atyre financiarë.

    Ata që janë në fund të listës ankohen se mezi ia dalin t’i mbulojnë shpenzimet mujore. Në fund të listës janë asistentët në kuzhinat e restoranteve që fitojnë rreth 2000 euro pagë mujore bruto. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!