×
  • Lajme
  • Lajme

    Cili shtet ka kryer më së shumti teste për Covid 19, dhe në cilin vend ndodhet Kosova

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 21:19

    Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka kërkuar nga shtetet që të kryjenë sa më shumë teste për të identifikuar personat e prekur me coronavirus, në mënyrë që të munden të ngadalësojnë përhapjen e virusit. Kosova ka gjendjen më të mirën në rajon sa i përket numrit të të prekurve dhe të të vdekurve, edhe pse nuk është se ka kryer shumë teste bazuar në mesataren për kokë banori.


    Shtetet që kanë kryer më së shumti teste për coronavirus, vlerësohet se kanë arritur të ngadalësojnë përhapjen e virusit, e edhe të kenë numër më të ulët të numrit të të vdekurve, shkruan Reporteri.net.

    Si model merret Korea e Jugut, shtet i cili edhe pse ishte ndër të parët që u përball me këtë pandemi, pas Kinës, arriti që të mos lejojë përhapjen sikurse në Itali, Spanjë e Francë.

    Në rajon, vendi më i goditur për nga numri i të prekurve është Serbia, ndërsa Kosova me numrin më të vogël. Por, janë shumë faktorë që bëjnë që numri i të prekurve të jetë i madh, apo më i vogël, dhe njëri prej tyre edhe testimi i personave të dyshuar se kanë mundur të infektohen.

    Kosova nuk është vendi që ka testuar më së shumti persona, por kësaj liste i prijnë Maqedonia dhe Mali i Zi. Të dy këto vende kanë testuar 0.2 për qind të popullsisë, apo me një mesatare prej 2000 personave për 2 milionë banorë.

    Kosova në anën tjetër, ka testuar 0.08% të popullsisë apo 800 teste për 1 milion banorë. Pas Kosovës, vjen Serbia me 700 teste për 1 milion banorë dhe Shqipëria me shifrën më të ulët, prej 670 teste për 1 milion banorë.
    Në Kosovë deri tani të prekur me coronavirus janë 132 persona, një i vdekur dhe 16 të shëruar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!