Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përkujtuar 45 viktimat.
Ajo tha se ata u masakruan brutalisht dhe se për një krim të tillë, Serbia ende s’ka kërkuar falje.
“15 janari i vitit 1999 është një ditë që gjithmonë do ta kujtoj. 45 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u masakruan brutalisht nga forcat ushtarake serbe. Fshati i Reçakut u bë dëshmitar i një tmerri atë ditë. Fatkeqësisht, 23 vjet më pas, qeveria serbe nuk ka kërkuar falje për krimet”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
Për të shënuar këtë ditë, krerët më të lartë të shtetit do të bëjnë homazhe dhe do të mbajnë fjalime në ceremoninë përkujtimore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.