Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj publikimit të audio-incizimit mes shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristit Milan Radojçiq, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se hipokrizia dhe mashtrimi janë konstantja e vetme e kësaj kaste qeverisëse.
“Bisedat që i dëgjuam sot, mes shefes së grupit parlamentar të VV-së me kryeterroristin Radoiçiq, e konfirmojnë qartë afërsinë dhe koordinimin me Listën Serbe. Çka fsheh ende afera “Zdravo” mbetet të shihet, por tashmë s’ka dilema se kjo duhet të hetohet nga organet përkatëse”, ka shkruar Çitaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.