Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vendimin pozitiv të PE-së për heqjen e vizave për Kosovën.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se vonesat janë shkaktuar nga kauzat e rrejshme të Vetëvendosjes.
“Me shumë vite vonesë, disa të shkaktuara nga kauzat e rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet, e disa të tjera nga shpërfillja nga ana e B.E, më në fund u përmbyll procesi i stërgjatur i liberalizimit të vizave. Mirënjohje dhe falenderim të gjithë zyrtarëve publik, në Institucionet qëndrore dhe lokale, për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian”, shkroi Çitaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.