×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku i kërkon Lajçakut ta kryejë punën e tij, ia kujton kohën kur votonte kundër Kosovës në UNESCO

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 7:37

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar me një mesazh të fuqishëm emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


    Çitaku i ka kërkuar Lajçakut që ta çojë deri në fund misionin e tij, duke iu drejtuar me shprehjen “walk the walk”.

    Ajo tutje ia ka kujtuar Lajçakut kohën kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votonte kundër Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

    “Kryeni punën tuaj(ecni ecjen). Më kujtohet kur si ministër i Jashtëm i Sllovakisë votuat kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO…etj. Ne ju kemi dhënë përfitimet e dyshimeve, por siç thotë fjala e urtë: është lirë të flasësh”, ka shkruar Çitaku.

    Kjo e fundit, këto komente i ka bërë duke iu referuar një deklarate të Lajçakut që thotë se në dialog prioritet do të jetë integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!