×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi nga PDK

    Çitaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Po abuzoni, do të jepni përgjegjësi

    Reporteri
    09 Nëntor 2024 | 18:40

     Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit në një reagim tha se qeveritë e kaluara degraduan diplomacinë, përçanë dhe përbuzën diasporën.

    Çitaku në reagimin e saj i sugjeron kryediplomates që të merret me sigurimin e njohjeve për Kosovës, heqjen e sanksioneve dhe anëtarësimin në KiE, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ajo përsëritë se pushteti aktual është duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policinë dhe AKI-në.

    “Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen të Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshill të Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E.

    Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka ështé ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush.
    Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjësi”, shkruan Çitaku.

    Paraprakisht gjatë ditës së sotme Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,  në një konferencë për media, i ka bërë thirrje Kryeministrit dhe Ministres së Punëve të Jashtme të mos i përdorin Ambasadat për qëllime partiake e fushatë elektorale.

    “Ditëve të fundit, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Punëve të Jashtme po e keqpërdorin hapur pushtetin e tyre politik, paratë e taksapaguesve dhe institucionet tona për të kryer një fushatë partiake në diasporë. Kjo qeveri—e zgjedhur për t’u shërbyer qytetarëve, tani po e kthen shtetin dhe burimet e tij në mjete për përfitime partiake, ka thënë Çitaku.

    Sekretarja e PDK-së ka shtuar se Qeveria e Kosovës po tenton që të kamuflojë axhendën partiake si punë zyrtare qeveritare, por sipas saj qëllimi i tyre i vërtetë është mëse i dukshëm.

    Çitaku: Qeveria Kurti po i përdorë Ambasadat dhe burimet e shtetit për fushatë elektorale

    Kjo bëri që të reagojë Ministrja Gërvalla.

    Ajo ka thënë se takimet e Kurtit me mërgatën po i shqetëson ata që degraduan jo vetëm diplomacinë e Kosovës, por edhe përçanë, përbuzën dhe përçmuan mërgatën kudo që shkelën.

    Gërvalla ka pretenduar se Qeveria vetëm po bën bashkëbisedim me diasporën, e nuk po flet për “lidhje biznesore, familjare, parti politike apo interesa personale”.

    “Por, nuk është përmbajtja e takimeve të Kryeministrit ajo që i shqetëson ata që për vite të tëra degraduan jo vetëm diplomacinë e Kosovës, por edhe përçanë, përbuzën dhe përçmuan mërgatën kudo që shkelën. Është entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën pritet Kryeministri dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës nga qytetarët e Kosovës në të gjithë botën, ajo që po iu pengon.

    Ambasadave dhe konsullatave të Republikës së Kosovës pak e nga pak, por në mënyrë të pakthyeshme, po ua kthejmë rolin e tyre të vërtetë, atë të shtëpisë së madhe dhe derës së hapur për të gjithë mërgimtarët tanë. Ky është realiteti i ri me të cilin duhet të mësohen sa më parë ata që diplomacinë dhe ambasadat e Kosovës ishin mësuar t’i shohin dhe shfrytëzojnë vetëm në funksion të interesave të tyre personale dhe klanore.
    Sa më shumë forcojmë lidhjen e Kosovës me mërgatën dhe diasporën e saj, aq më shumë fuqizohet edhe Kosova, por edhe pozicioni i saj në botë. Dhe nuk ndalemi në këtë mision”, shkruan Gërvalla ndër të tjera./Reporteri.net/

    Gërvalla i reagon Çitakut: Për vite të tëra degraduat diplomacinë, përçatë dhe përbuzët diasporën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!