×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Çitaku i referohet si “shok i fëmijërisë” Memli Krasniqit, e uron përzemërsisht për zgjedhjen kryetar

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 19:22

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e uroi Memli Krasniqin për postin e ri.


    Çitaku përmes një postimi në Facebook, e uroi përzemërsisht Krasniqin, i cili nga sot mori detyrën si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Në postimin e saj, Çitaku e quan mik të fëmijërisë Krasniqin dhe njëherësh bashkëudhëtar politik në rrugëtimin e tyre.

    “Urime Memli, shoku im i fëmijërisë, bashkëudhëtari im politik tash e 17 vite!
    Të priftë e mbara! Bashkë!” , shkruan ajo.
    Ndryshe, PDK gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se Vlora Çitaku po rikthehet zyrtarisht në strukturat e PDK-së

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!