Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit, ndërsa ka folur për aksionin në Veri të Kosovës ka deklaruar se qëllimi ka qenë ofrimi i sigurisë dhe mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës nga grupet kriminale.
“Na duket se ligji dhe rendi janë një pa rehati për autoritetet në Beograd. Ajo çka ata dëshirojnë është mbizotërimi i kaosit. Nxitja e luftës është instrumenti i parapëlqyer i tyre. Kemi qenë të tmerruar nga deklaratat që janë bërë në Beograd për këtë operacion të suksesshëm, operacion që ka pas qëllim të vetëm luftimin e krimit në këto komuna i vetmi qëllim ka qenë që të ofrohet siguria që të mbrojnë qytetarët e Kosovës nga bandat edhe grupet kriminale”, ka deklaruar ajo.
Çitaku më tej ka pohuar se asnjë zyrtar i UNMIK nuk ka qenë shënjestër e kërcënimeve apo e çfarë do sulmi.
“Kjo asgjë s’ka të bëjë më mandatin e UNMIK në Kosovë. Qeveria e Kosovës plotësisht kanë respektuar legjislacionin ndërkombëtar që rregullon statusin e diplomatëve që punojnë në territorin tonë. Ne e gjejmë befasuese që shërbyesi ndërkombëtar i OKB-së befasisht të gjendet duke barikaduar rrugët në Kosovë me automjetin zyrtar të OKB-së”, tha ajo.
Çitaku i është kundërpërgjigjur Daçiqit edhe sa i përket akuzës së Kosova nuk është duke respektuar marrëveshjet e arritura dhe se është duke penguar dialogun.
“Kosova e dëshiron dialogun por nuk dëshiron një proces të kushtëzuar. Është Serbia ajo që po bën kushte për dialog. Po ashtu dëgjuam se Kosova nuk është duke zbatuar marrëveshje, Kosova ka zbatuar marrëveshjet. Ekziston vetëm një qeveri që ushtron presion ndaj serbëve në Ballkan dhe kjo është qeveria e Beogradit. Kombinimi i një mentaliteti mesdhetar dhe i një propagande serbe është një kërcënim për paqe. Populli i Kosovës nuk do të udhëhiqet nga Serbia kurrë më”, tha Çitaku.