Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për vdekjen e diplomatit Anton Berisha.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka thënë se i trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të tij.
“Sa i trishtë lajmi për largimin tënd të parakohshëm, Anton. Faleminderit për shërbimin tënd të përkushtuar ndaj Republikës së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që të deshën. Pusho në paqe!”, shkroi Çitaku në Facebook.
Lajmin për vdekjen e Anton Berishës e dha djali i tij, Genc Berisha. Ai bëri të ditur se varrimi i tij do të bëhet ditën e nesërme në varrezat katolike të Pejës.
/Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.