Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me helmimin e 1 mijë e 500 qytetarëve në Komunën e Deçanit. Shkaku i helmimit dyshohet se është uji i pijshëm.
Çitaku deklaroi se të gjithë, pa përjashtim duhet të kërkojnë nga institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të saktë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Deçan.
E njëjta tha se situata si kjo, kur nuk ka ende një përgjigje nga institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme.
Postimi i plotë:
1500 qytetar të Kosovës janë helmuar gjatë 72 orëve të fundit në Komunën e Deçanit.
Ne të gjithë, pa përjashtim, duhet të kërkojmë nga Institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojmë ndihmë aty ku mundemi.
Në të njejtën kohë, situatat si kjo, kur nuk kemi ende një përgjigje nga Institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme.
Ju lutem keni kujdes, dhe dëgjoni me vëmendje rekomandimet e IKSHP-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.