×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj kryeministrit

    Çitaku: Kurti po ndërhyn brutalisht në zgjedhjet në RMV, po i përçan shqiptarët

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 10:24

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndërhynë brutalisht në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shkruan Reporteri.net.

    Sipas saj, kreu i ekzekutivit po e bënë këtë gjë duke shpifur e manipuluar.

    “E turpshme. E mjerë. E rrezikshme”, shkruan mes tjerash Çitaku në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës.

    Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte.

    Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën.

    Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre.

    E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.

    Seç e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së.

    E turpshme. E mjerë. E rrezikshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!