Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka vlerësuar lartë ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Ilir Dugollin për të cilin ka thënë mes tjerash se është një patriot dhe diplomat i madh.
Përmes një postimi në Twitter, Çitaku tha se me Dugollin ka punuar dhe mezi pret ta sheh në detyrën e tij të re.
“Të gjithë miqtë e mi në Uashington DC, ky është Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA. Në dy dekadat e fundit e kam njohur dhe kam punuar me Ilirin në cilësi të ndryshme. Ai është një patriot dhe diplomat i madh. Mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në detyrën e tij të re”, ka shkruar ajo.
Dje ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla e ka konfirmuar se Ilir Dugolli do të jetë ambasador i Kosovës në Washington.