×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Çitaku: Nga kapja politike e KPM-së priten vetëm sulme politike mbi mediat

    Reporteri
    17 Janar 2025 | 17:04

    Për zhvillimet e sotme në KPM, ku u zgjodh një kryetar i ri, megjithëse kryetari aktual kishte ende mandat, ka reaguar edhe  Vlora Çitaku.

    Ajo tha se janë shqetësues raportet nga mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media dhe konstatimet e vëzhguesve të pavarur që edhe ky institucion i pavarur është kapur nga Qeveria e LVV-së.

    “Është e frikshme vetëm të paramendohet humnera në të cilën ky pushtet është duke e katandisur shoqërinë. Nga kapja politike e KPM-së mund të pritet vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura dhe cenim i mëtutjeshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë. Nëse procesi është bërë duke shkelur ligjet e rregulloret, atëherë duhet të reagojë menjëherë edhe gjyqësori. Shkatërrimi i shtetit dhe shoqërisë që e kemi ndërtuar me gjak e sakrifica nuk mund të kalojë”., ka shkruar ajo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!