×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku njofton se tri gra kosovare u nderuan me çmimin e ‘Grave të guximshme’ në SHBA

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 19:02

    Ambasadorja në largim e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, mori pjesë në organizimin për ndarjen e çmimeve internacionale “Gratë e guximshme” në Amerikë.


    Këtë Çitaku e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se tri gra të jashtëzakonshme nga Kosova tashmë janë nderuar me këtë për punën e tyre të denjë, shkruan Reporteri.net.

    Çitaku njoftoi se çmimet i morën Feride Rushiti, Valdete Idrizi dhe Arbana Xharra.

    Vlora Çitaku dje ka dhënë dorëheqje nga posti i ambasadorës së Kosovës në SHBA, pasi që sipas saj nuk është e dëshiruar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Kjo pasi që ministri i MPJD, Glauk Konjufca, propozoi që Çitaku të shkarkohet nga ky post.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156687158062414&set=a.10151413341527414&type=3

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!