×
  • Lajme
  • Lajme / Bllokada në Kuvend

    Çitaku: PDK s’voton me diktat, çka po bën VV-ja është pengmarrje

    Reporteri
    15 Qershor 2025 | 11:32

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe mosgatishmërinë për kompromis politik, shkruan Reporteri.net.

    Ajo e ka cilësuar situatën si një “pengmarrje klasike”, duke theksuar se PDK ka ofruar një alternativë për tejkalimin e krizës, por që nuk është marrë parasysh nga mazhoranca aktuale.

    “VV po e mban të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kjo është pengmarrje klasike,” tha Çitaku në një deklaratë për media, duke shtuar se Vetëvendosje po këmbëngul në kandidatin e saj për kryetar Kuvendi, pavarësisht mungesës së shumicës parlamentare.

    Çitaku tha se PDK, ndonëse nuk ka detyrim të mbështesë kandidatin e VV-së, por që siç tha ajo ka shprehur gatishmëri për t’u angazhuar në një zgjidhje institucionale.

    “Kemi ofruar alternativë duke i propozuar një nga 40 deputetët tjerë. Ne nuk votojmë në diktat, pa marrëveshje politike. Kjo është pengmarrje,” theksoi ajo.

    Ajo gjithashtu tha se PDK-ja i bën thirrje “Presidentes të marrë një rol më aktiv”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!