×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja

    Çitaku thotë se eksponentë të VV-së u përpoqën të joshin deputetë të PDK-së për ta bërë shumicën

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 20:25

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ka pasur përpjekje nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për të joshur deputetë të PDK-së, që LVV ta bëjë shumicën parlamentare.

    Ajo në T7, ka thënë të mërkurën se joshja është përpjekur përmes pozitave e favoreve.

    Por, ajo shtoi se PDK-ja është më e unifikuar se kurrë më parë.

    “Po ka pasur, dhe është për keqardhje. Ka pasur përpjekje nga ana e eksponetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të kontaktuar deputetë të PDK-së dhe jo vetëm. Në përpjekje për t’i joshur me pozita, favore. Ka pasur përpjekje, është evidente. Por, duhet të iu larguar marakun të gjithëve PDK është më unike dhe më e bashkuar se asnjëherë më parë”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!