×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka bisedoi Lajçak me Kurtin e Vuçiqin në takimet veç e veç

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 14:59

    Përfaqësuesi i Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar pak orë më parë në takime të ndara kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Lajçak përmes një postimi në Twitter ka shkruar se këto takime ishin përgatitje për takimin tre palësh që do të mbahet sot pasdite.

    “Këtë mëngjes kam mbajtur takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për t’u përgatitur për takimin e nivelit të lartë të dialogut këtë pasdite”, ka shkruar Lajçak.

    Ky do të jetë takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, zyrtarisht rifilloi.

    Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy zyrtarët u pajtuan që të vazhdojnë takimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!