×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka do të ndodh sot në Kosovë?

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 7:22

    Gazeta Online “Reporteri.net” sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës


    11:00 Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigja: Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjave, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qëndron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

    11:00 GIZ Shqipëri mban konferencë per medie për prezantimin e festivalit të aventurës dhe muzikës “South Outdoor”, që rikthehet për të katërtin vit, në Borsh, Himare, nga data 3-6 shtator 2021. (“Four Points by Sheraton”, Prishtinë)

    13:00 Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, bën publikimin e raportit: “Ndikimi Social i Hidrocentraleve në shoqërinë tonë”. (Zyra e Institutit, Rruga B, Prishtinë)

    16:00 KOK-u bën prezantimin e uniformës së ekipit olimpik të Kosovës për LO Tokio 2020. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

    19:30 Presidentja Vjosa Osmani dorëzon flamurin e Kosovës për ekipin olimpik të Kosovës. (Amfiteatri i Pishinës së Gërmisë në Prishtinë) *

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!