×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka do të ndodhë sot në Kosovë

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 7:08

    Këto janë ngjarjet e ditës së sotme.


    10:00 Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNHCR organizojnë një aktivitet për të shënuar këtë ditë. Në shënimin e kësaj dite këtë vit do të përurohet Qendra e Azilit e sapo renovuar në Vrandioll. (Qendra e Mbajtjes në Vranidoll)

    10:00 Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezë diskutimi me ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane, Pejton, Prishtinë)

    10:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë banesat kolektive. Më pas, kryetari Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini, vizitojnë rajonin e Zhupës. (Përballë Qendrës Sportive, Prizren)

    11:00 ish-zëvendës Sekretari i Pergjithshëm i OKB-së, Alain Le Roy, mban ligjeratë publike. (Kolegji “Universum”, Lipjan)

    12:00 Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) promovon librin “Meet My Soul” me fotografi dhe thënie të azil-kërkuesve dhe refugjatëve në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve. (“KultPlus Caffe Gallery”, Prishtinë)

    13:00 Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë mban mbledhje. Në rend dite është formimi i grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)

    14:00 KB “SIGAL Prishtina” mban konferencë për medie rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!