Pak pas nisjes së takimit në Uashington, mediat serbe raportuan për zhvillime të mëdha, ku sipas tyre Vuçiqit i është vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës.
U citua madje edhe ministri serb, Sinisha Mali i cili konfirmoi këto raportime, por tha se Serbia nuk do të dorëzohet.
Të gjitha i mohoi Emisari Special për Dialogun, Richard Grenell i cili tha se këto raportime nuk janë të vërteta, shkruan Reporteri.
Por çka përmban pika 10, me të cilën sipas mediave serbe po i kërkohet Serbisë njohja e Kosovës.
Pika 10. sipas mediave serbe në origjinal në gjuhën angleze është si në vijim: “Both parties commit to mutual recognition, and protection of ethnic minorities, restitution of propriety, resolving of the status of stateless individuals, and agree to open offices in charge of protecting and reporting annually on minority rights.”
Apo në shqip: “Të dy palët janë të përkushtuara në njohjen reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin, zgjidhjen e statusit të individëve dhe pajtohen që të hapin zyra për mbrojtje dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave”. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.