×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka po ndodh me prishtinasit: 72 raste të shkurorëzimeve në 6 muajt e këtij viti

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 7:37

    Janë mesatarisht 12 raste në muaj të shkurorëzimeve që janë evidentuar nga Komuna e Prishtinës, apo 72 raste të tilla gjithsej për gjysmën e parë të këtij viti.

    Këto statistika i ka bërë të ditur Arlinda Kastrati, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prishtinës, duke shtuar se vitin e kaluar kishte më shumë raste të shkurorëzimeve në kryeqytet.

    Vitin e kaluar më shumë raste të shkurorëzimeve në Prishtinë

    “Nga 1 janari 2022 deri më 21 qershor 2022 kanë qenë 72 shkurorëzime në Komunën e Prishtinës, me ç ‘rast qytetarët i kanë sjellë Aktgjykimet e Gjykatës. Ndërsa nga 1 janari i vitit 2021 e deri më 31 dhjetor 2021 kanë qenë 259 raste të shkurorëzimeve me Aktgjykim të Gjykatave”, ka pohuar Kastrati për Front Online.

    Derisa në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Prishtinë janë shënuar 72 raste të shkurorëzimeve, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 133 raste të tilla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!