×
  • Lajme
  • Lajme

    Clinton dhe Albright parakalojnë në Prishtinë, sheshet mbushen plot me qytetarë

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 14:59

    Rrugët e Prishtinë janë mbushur plot me qytetarë të cilët kanë dalë për të festuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.


    E kjo festë bëhet edhe më e madhe kur për të festuar bashkë me ne janë edhe miqtë e mëdhenj të Kosovës, ish presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane Madeline Albright, e gjenerali Wesley Clark,  si dhe shumë personalitete të tjera shkruan Reporteri.net.

    Qytetarë të shumtë kanë dalë në sheshet e kryeqytetit dhe po presin parakalimin ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretares, Madeleine Albright, gjeneralit, Wesley Clark.

    Siç shihet në fotot e mëposhtme një turmë e madhe njerëzish janë mbledhur pranë hotelit “Swiss Diamond”, ku presidenti Clinton po qëndron gjatë vizitës së tij në Kosovë.

    Pas kësaj ngjarje, të lartpërmendurit do të vazhdojnë deri te monumenti i ‘NewBorn’, ku do të zbulohet busti i Albright.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!