Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në sheshin kryesor të Prishtinës në kremtim të 20 vjetorit të Çlirimit.
Clinton është shfaqur mjaft i emocionuar, pas disa ovacionesh nga turma që thërriste emrin e tij, shkruan Reporteri.net.
Njeriu që mori vendimin e shumëpritur nga shqiptarët, tregoi edhe një moment shumë emocionues që i kishte ndodhur. Clinton tha se një kamerier shqiptar i kishte rënë në gjunjë për ta falenderuar.
“Që 19 vjet që prej kur kam dalë nga Shtëpia e Bardhë, gjëja më e mrekullueshme që më ndodh, është që më ndal dikush në Neë York, apo diku tjetër në botë, për të bërë një fotografi. Kur isha në një hotel, një kamarier shqiptar erdhi dhe më ra në gjunjë për të më falënderuar. Kjo është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë Clinton.
Ndër të tjera, Clinton shprehu mjaft adhurim ndaj shtetit që u çlirua falë tij, duke thënë se i pëlqejnë shqiptarët dhe kosovarët.
Ndryshe, Clinton e përfundoi fjalimin e tij me fjalë të ndjera për shtetin kosovar, duke u shprehur: Zoti e bekoftë Kosovën!/Reporteri.net