×
  • Lajme
  • Lajme

    Clinton më 2009: Kurrë nuk kam besuar se ndonjë vend në botë do të ndërtonte statujë kaq të madhe për mua

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 11:28

    Miku më i madh i Kosovës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, sot vjen për vizitë në Kosovë. Vizita e Clinton në Kosovë bëhet për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s.


    Mirëpo, kjo nuk është vizita e tij e parë në shtetin tonë. Ai kishte vizituar vendin tonë edhe  më 1 nëntor të  viti 2009 për të përuruar shtatoren e tij.

    Me këtë rast në adresimin para popullit ai ishte shprehur se nuk kishte besuar asnjëherë se në ndonjë vend të botës do të ndërtohej ndonjë shtatore kaq e madhe për të, shkruan Reporteri.net.

    “Unë jam thellësisht mirënjohës që kisha mundësinë të jem pjesë e fushatës që iu dha fund gjërave të tmerrshme që ju ndodhën 10 vjet më parë,  duke ju dhënë një shans për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten tuaj”, u shpreh Clinton më 20019.

    “Kurrë nuk kam besuar … se diku në botë  dikush do të bëjë një statujë kaq të madhe për mua”, ishte shprehur më tutje ai.

    Kujtojmë se gjatë vitit 1999 SHBA në krye me ish-presidentin Clinton kanë qenë akteri kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atë kohë udhëhiqej nga gjenerali amerikan Wesley Clark.

    Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!