×
  • Lajme
  • Lajme

    Clinton mund t’i përfaqësojë qëndrimet e SHBA’së në seancën e radhës Këshillit të Sigurimit të KB kushtuar Kosovës

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 20:11

    Joe Biden, fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA’së më 2020’ën, po pritet ta angazhojë në pozitën e ambasadores në BE ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton.


    Kështu bën të ditur mediumi amerikan ‘Washington Post’, i cili citon burime anonime të kenë thënë se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e gruas së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

    Ekipi i Biden thuhet se beson se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

    Në këtë mënyrë, ajo mund të përfaqësojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së, kushtuar Kosovës.

    Rusia, e cila do mbajë kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit, në seancën e kaluar kushtuar Kosovës kërkoi largimin e ministres së Jashtme të Kosovës, bashkë me simbolet e vendit të largoheshin nga sfondi i seancës, me shpjegimin se po “shkelnin rregullat”.

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, iu drejtua Këshillit të Sigurimit në atë seancë me fjalët se “duhet kuptuar që Kosova është një shtet krejtësisht i pavarur dhe sovran, aspak ndryshe nga Estonia, Belgjika apo Gjermania” dhe se “pranimi i këtij realiteti është baza për zgjidhjen e çështjeve që ndan Kosovën dhe Serbinë”.

    Ambasadori gjerman në OKB në atë seancë kritikoi, ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për fjalimet e tij.

    “Kur dëgjoj të flasë ministrin serb Ivica Daçiq, më krijohet përshtypja se ka kopjuar fjalimin e herës kaluar”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!