Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, po merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimt të Kosovës.
Clinton ka zhvilluar shumë takime me liderët e institucioneve dhe personalitete të tjera të shquara.
Sot ai ka takuar Ilir Bytyqin.
Vëllezërit Bytyqi kanë qenë pjesë e Batalionit “Atlantiku” që i janë bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke rrezikuar jetën e tyre për lirinë e Kosovës.
Tre nga vëllezërit janë vrarë pas përfundimit të luftës.
Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi ishin shqiptarë nga Kosova me nënshtetësi amerikane, të cilët në vitin 1999 ishin arrestuar nga Serbia për kalim ilegal të kufirit.
Pas lirimit ata ishin vrarë, për t’iu gjetur kufomat në vitin 2001 në një varr afër Petrovo Selo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.