Ndonëse aksidentet në rrugët tona janë të përditshme, dikujt në kryeqytet duket se nuk i bën përshtypje ky fakt, madje rrezikon edhe fëmijët, shkruan Reporteri.net.
Vrojtuesit e Lagjes kaë publikuar sot fotografi ku në një kamionetë të një kompanie që punon me xhama shihet një fëmijë. Fotografitë dëshmojnë se fëmija po ekspozohet ndaj një rreziku të madh.
https://www.facebook.com/vrojtuesitPrishtine/posts/633819994195817
Sipas rregullave në rast transportimi të fëmijëve duhen përdorur sisteme të përshtatshme mbajtjeje (poltrona ose adoptues), që kur ata janë disa ditësh.
Në zgjedhjen e poltronave për fëmijët duhen ndjekur me shumë kujdes udhëzimet. Pasagjerët nën moshën 12 vjeç dhe nën 1.50 m gjatësi të lidhen në poltronat e posaçme, sipas peshës dhe gjatësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.