Çmimet e karburanteve në Kosovë, më 13 qershor, kanë qenë ndër më të lartat në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë ditë, më të shtrenjtat kanë qenë në Shqipëri, ndërsa më të lirat në Mal të Zi. Çmimet që rriten vazhdimisht, i ndikon në mënyrë të veçantë lufta e Rusisë në Ukrainë.
Radio Evropa e Lirë ka publikuar disa të dhëna për çmimet e derivateve në shtetet e tjera.
Sipas tabelës së publikuar, nafta në Kosovë kushton 1 euro e 86 centë, derisa benzina 1 euro e 87 centë.
Në Shëpëri, çmimet janë akoma më të larta. Nafta kushton 2 euro e 15 centë, e benzina 2 euro e 2 centë.
Në Serbi nafta shitet 1 euro e 78 centë, kurse benzina 1 euro e 69 centë.
1 euro e 75 centë kushton një litër naftë në Bosnjë e Hercegovinë, kurse benzina 1 euro e 71 centë.
Në Maqedoninë e Veriut një litër naftë shitet 1 euro e 69 centë, kurse e benzinës 1 euro e 78 centë.
Litri i naftës në Mal të Zi është 1 euro e 58 centë, e i benzinës 1 euro e 66 centë.
Me këto çmime, vendet e Ballkanit Perëndimor i afrohen Gjermanisë, ku nafta kushton 2 euro e 3 centë, kurse benzina 1 euro e 93 centë./Reporteri.net