×
  • Lajme
  • Lajme

    Coronavirus vjen edhe në kryeqytet, dy rastet e para në Prishtinë

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 17:54

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar sot se janë kryer analiza për 30 mostra të dyshuara për koronavirus, 4 prej të cilave kanë rezultuar pozitive, duke çuar kështu në 28 numrin total të të infektuarve, shkruan Reporteri.net.


    Nga katër rastet e konfirmuara, dy janë nga Prishtina, të dyja të gjinisë femërore, njëra e moshës 50 dhe tjetra 29 vjeçare, shkruan Reporteri.net.

    IKSHP njofton se të gjitha kontaktet tanimë janë gjurmuar.

    Kujtojmë se në Prishtinë kishte rezultuar pozitiv një rast edhe javën e kaluar, mirëpo ishte rast i importuar nga jashtë.  Bëhej fjalë për një 39-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Londra.

    Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 28 raste, në total, me COVID-19. Rasti i parë u identifikua para një jave në Stubull të Vitisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!