×
  • Lajme
  • Lajme

    Coronavirusi ka izoluar qytetarët, por hajnat nuk ndalen

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 10:36

    Vjedhjet të shumta po ndodhin gjatë kohës kur Kosova po përballet me virusin Covid-19.


    Në raportin e Policisë 24 orësh mund të vëreni numrin e madh të vjedhjeve që u bëhet bizneseve në vend.

    Vetëm mbrëmë janë rapotuar tri vjedhje të rënda që kanë ndodhur në Prizren dhe një në Klinë.

    Në Duhël të Prizrenit, mbrëmë janë arrestuar dy të dyshuar pasiqë në Autostradën Ibrahim Rugova, i kanë vjedhur shtatë kapak metalik të pusetave.

    Ndërsa një person në fshatin Gjonaj ka raportuar se disa persona a të panjohur me forcë kanë depërtuar  në shtëpinë e tij dhe nga aty janë vjedhur stoli ari dhe dy armë zjarri të cilat i kishte me leje.

    Në rrugën “Ekrem Rexha” është raportuar se një person është arrestuar pasiqë me përdorim force kishte depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte pas para për qëllime bamirësie.

    E në Klinë, një person ka raportuar se në vendin e tij të punës në pompë derivatesh, tre persona të maskuar dhe armatosur dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!