Në Klinikën Infektive të QKUK-së, gjenden të shtrirë 23 persona të prekur me coronavirus, ndërsa tre pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, infektologu i Klinikës Infektive, Valbon Krasniqi.
“Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 23 pacientë me coronavirus, 15 prej tyre janë në gjendje stabile, pesë janë më oksigjenoterapi ndërsa tre pacientë në gjendje të rëndë, kujdes intensiv”, tha ai.
Krasniqi bëri apel që qytetarët të vazhdojnë me masa mbrojtëse ndaj COVID-19, të mos dalin nga shtëpia pa maska dhe të shmangin tubimet me shumë njerëz.
Deri tani në vendin tonë me coronavirus kanë rezultuar 1 mijë e 263 persona, 912 prej personave të infektuar janë shëruar ndërsa janë regjistruar edhe 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendime të reja rreth pandemisë COVID-19, ku ka hequr kufizimin e lëvizjes si dhe ka vendosur rregulla të reja për qytetarët që kthehen në Kosovë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.